23:53 / E enjte, 12 Tetor 2017

Tahiri: PDK-ja në 20 komuna do të shkojë në balotazh

Tahiri: PDK-ja në 20 komuna do të shkojë në balotazh

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka theksuar se në Komunën e Drenasit dhe të Shtimes, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, partia e Veselit do ta fitoj pa balotazh.

Tahiri në emisionin “Debat D Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë udhëheqjes së tij shtatë mujore, ka punuar në interes të qytetarëve.

“Qytetarët kanë parë një kryetar të përgjegjshëm dhe efikas. Jam i bindur që Lladrovci e ka dëshmuar se do ta ketë besimin e qytetarëve dhe do të fitoj pa balotazh. Ai ka ofruar ndryshime dhe e ka hapur një mundësi për njerëz, që kanë qenë të kualifikuar por të pa inkuadruar”, ka shtuar Tahiri.

Tahiri ka thënë se është i bindur që janë 20 komuna në të cilat PDK-ja do të shkojë në balotazh, duke shtuar se “jemi duke punuar fuqishëm dhe kemi një organizim të jashtëzakonshëm”. /Telegrafi/

Lexo të tjera