17:08 / E mërkurë, 13 Shtator 2017

Tahiri pret Papadopoulou, flasim për bashkëpunim

Tahiri  pret Papadopoulou, flasim për bashkëpunim

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur në takim njoftues shefen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) Alexandra  Papadopoulou.

Gjatë takimit, Tahiri dhe Papadopoulou diskutuan për rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme mes Ministrisë së Drejtësisë dhe EULEX-it.

 Ministri Tahiri e falënderoi  Papadopoulou për mbështetjen që EULEX-i, ka dhënë dhe po vazhdon të jap në fushën e sundimit të ligjit, e  në veçanti forcimin institucional të kësaj fushe. Po ashtu, Tahiri shprehu gatishmërinë e tij për të fuqizuar sundimin e ligjit, transparencën dhe llogaridhënien në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

 Papadopoulou e uroi Ministrin Tahiri për detyrën e re, e po ashtu shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin edhe në të ardhmen në fushën  e zhvillimit të institucioneve të Kosovës për sundim të rendit dhe ligjit.

Lexo të tjera