21:14 / E mërkurë, 13 Shtator 2017

Tahiri: Ramushi është dinamik

Tahiri: Ramushi është dinamik

Ramush Haradinaj me të marrë postin e kryeministrit, ka mbledhur kabinetin qeveritar ku edhe ka shkarkuar Komisionin Shtetëror për Demarkimin e Kufirit me Malin e Zi. Po në të njëjtën mbledhje ka caktuar Shpejtim Bulliqin që të merret me afrimin e njerëzve për të formuar komisionin e ri përkitazi me këtë çështje.

Njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri ka thënë për “Indeksonline” se ky veprim i menjëhershëm i Haradinajt nuk është për inate politike, por që Komisionit ashtu-kështu i kishte kaluar mandati.

Tahiri është shprehur se Haradinaj ka vepruar mirë me emërimin e Bulliqit si kryetar të atij komisionit, meqë ky i fundit kishte shfaqur vetë interesim për këtë çështje.

“Ramush Haradinaj njihet si person dinamik dhe për punë të vazhdueshme. Nuk është shkarkim, është mirë që e ka bë Shpejtim Bulliqin sepse ai ka shprehur vet interesim, plus është temë që kjo ndërlidhet me një rast konkret, me humbjen a fitimin e 8 mijë hektarëve.  Nuk besoj që këtu do të ketë politikë-inati. Është në mandat të kryeministrit t`i ndërrojë komisionet. Murat Meha nuk e ka pasur atë vend me tapi, edhe ashtu i ka dalur mandati”, ka thënë ai.

Tahiri ka shtuar se Haradinajt duhet t`i jepet përkrahje që propozimet e tij në planin e tij qeverisës të realizohen. Kurse, më pas ka thënë ai, koha vetë do të dëshmojë nëse ka punuar apo jo./Indeksonline/

Lexo të tjera