19:26 / E premte, 21 Prill 2017

Takimi i parë Trump-Guteresh në Shtëpinë e Bardhë

Takimi i parë Trump-Guteresh në Shtëpinë e Bardhë

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteresh u takua të premten për herë të parë me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku është biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Guteresh me Trump kishte një bisedë interesante dhe konstruktive në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet OKB-së dhe SHBA-ve”, tha zëdhënësi i OKB-së, Stefan Dujaric.

Sipas tij, të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar që të mbajnë edhe një takim në të ardhmen e afërt, transmeton AP.

Ndryshe, ky ishte takimi i parë i shefit të OKB-së dhe presidentit amerikan, pasi që Donald Trump mori detyrën në janar të këtij viti.

Lexo të tjera