14:03 / E enjte, 12 Tetor 2017

Tenton të fus marihuanë në burgun e Dubravës, arrestohet vizitori

Tenton të fus marihuanë në burgun e Dubravës, arrestohet vizitori

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Burgun e Dubravës, i cili kishte tentuar të fus marihuanë në burg.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar-vizitor, pasi që të njëjtit në sallën e vizitave në burgun e Dubravës, i është gjetur dhe konfiskuar në rroba të brendshme, substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 18 gramë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor. /Indeksonline/

Lexo të tjera