23:16 / E diel, 08 Tetor 2017

Tërbohet hoxha nga Mitrovica për LGBTI: Pederat po na njollosin historinë tonë të shkruar me gjak

Tërbohet hoxha nga Mitrovica për LGBTI: Pederat po na njollosin historinë tonë të shkruar me gjak

Imami i xhamisë së Shipolit në Mitrovicë, Fatmir Latifaj, ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale sot, pas publikimit të një videoxhirimi, ku ai dëgjohet duke folur për paradën e planifikuar nga komuniteti LGBTI në Prishtinë.

Hoxha i Mitrovicës është shërbyer me fjalë të vrazhda, teksa ka shprehur kundërshtimin e tij për mbajtjen e paradës së homoseksualëve në kryeqytetin kosovar, më 10 tetor, nën moton "Në emër të dashnisë".

"Pederat po na njollosin historinë tonë të shkruar me gjak", dëgjohet duke thënë Latifaj gjatë një predikimi para besimtarëve në xhami.

"Shqiptari nuk bëhet peder", është shprehur imami mitrovicas.

Lexo të tjera