22:33 / E hënë, 17 Korrik 2017

Tetori po afron, LDK-ja në aksion (Foto)

Tetori po afron, LDK-ja në aksion (Foto)

Meqë ditët po ecin dhe po afrohet koha e zgjedhjeve lokale, LDK ka filluar të lëvizë.  

Ministri i LDK-së në largim i Financave, Avdullah Hoti ka shpërndarë disa fotografi ku shihen punimet që po bëhen në rrugën Kramovik-Ratkoc-Xërxë, transmeton Indeksonline.

E për këtë, falenderues është treguar dega e LDK-së në Ratkoc të Rahovecit.

“Janë duke vazhduar punimet në asfaltimin e rrugës Kramovik-Ratkoc-Xërxë.

Në periudhën e qeverisë Mustafa, Komuna e Rahovecit ka përfituar mbi 7 milion euro investime kapitale në fusha të ndryshme si në arsim, infrastukturë, sport, bujqësi dhe të tjera, pra janë investime që asnjëherë më parë nga qeveritë e kaluara nuk janë bërë në Rahovec.

Kjo përkrahje ka ardhur pikërisht nga mbështetja e Kryeministrit të vendit Isa Mustafa, në veqanti nga Ministri i Financave Prof. Avdullah Hoti dhe nga ministritë tjera përkatëse”, bëhet e ditur në një shkrim të degës së LDK-së në Ratkoc.

Ndërsa më poshtë gjeni footgrafitë që i ka bashkangjitur Hoti./Indeksonline/


Temat:
Lexo të tjera