13:14 / E shtune, 23 Shtator 2017

Thaçi-Klassou shprehen për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Togo

Thaçi-Klassou shprehen për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Togo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një takimi në Nju-Jork, ka kërkuar nga kryeministri i Togos, Komi Sélom Klassou, që të lobojë te vendet e Afrikës perëndimore që nuk e kanë njohur Kosovën, ta njohin shtetësinë e saj.

Kreu i shtetit e falënderoi kryeministrin togolez për mbështetjen e vendit të tij dhe e ftoi

Presidenti Thaçi tha se e mirëpret angazhimin e Togos për të konfirmuar mbështetjen e vendeve mike të Kosovës në Afrikën perëndimore për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Thaçi dhe Klassou shprehën vullnetin e tyre për thellimin e bashkëpunimit dypalësh Kosovë-Togo në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe shkëmbimin e studentëve.

Temat:
Lexo të tjera