09:11 / E hënë, 11 Shtator 2017

Thaçi kujton 11 shtatorin: Kosova do jetë gjithmonë përkrah popullit amerikan

Thaçi kujton 11 shtatorin: Kosova do jetë gjithmonë përkrah popullit amerikan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke përkujtuar sulmet terroriste të 11 shtatorit, ka thënë se dita e 11 shtatorit të vitit 2001 ishte më e kobshmja në shekullin e sapofilluar për mbarë botën, por veçanërisht për popullin mik amerikan.

Thaçi ka kujtuar edhe sulmet mbi kullat binjake për të cilat humbën jetën mijëra persona, ku më pas edhe janë binjakëzuar shumë shtete e popuj në luftë të përbashkët kundër terrorizmit, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë po ashtu se populli i Kosovës do të jetë gjithmonë përkrahë shtetit amerikan.


Postimi i plotë i tij: 

Dita e 11 shtatorit 2001 ishte më e kobshmja në shekullin e sapofilluar për mbarë botën, por veçanërisht për popullin mik amerikan.

Sulmet terroriste ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe ndaj Pentagonit ishin shumë mizore.

Ndonëse ditë e rëndë për mbarë botën e qytetëruar, ajo u bë edhe ditë e kthesës së madhe në historinë botërore.

Sulmet mbi kullat binjake, ku humbën jetën mijëra persona, më pas binjakëzuan shumë shtete e popuj në luftë të përbashkët kundër terrorizmit, të cilat, të udhëhequra nga SHBA-ja ngadhënjyen në këtë luftë.

Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë përkrah popullit mik amerikan dhe sot kujtojmë viktimat e 11 shtatorit 2001 me nderime të larta shtetërore. HTH/Indeksonline/

Lexo të tjera