21:15 / E mërkurë, 11 Janar 2017

Thaçi takon senatorin McCain, flasin për themelimin e ushtrisë së Kosovës

Thaçi takon senatorin McCain, flasin për themelimin e ushtrisë së Kosovës

Në vazhdën e takimeve me diplomatët amerikan, presidenti i Kosovës, Hashim Thaci sot është takuar me me senatorin John McCain, me c’rast kanë folur për themelimin e ushtrisë së Ksoovës, duke e konsideruar atë si jetike për Kosovën.

Këtë ai e tha përmes një shkrimi në Facebook, duke shtuar se McCain është një hero i gjallë amerikanë dhe një mikë i çmuar për Kosovën, transmeton Indeksonline.

Ja postimi i tij i plotë:

Sapo përfundova një takim tjetër tepër të rëndësishëm me senatorin John McCain, që padyshim përveç që është një hero i gjallë amerikan, ai është edhe një mik shumë i çmuar i Kosovës.

Diskutuam për të gjitha zhvillimet në rajonin tonë dhe më gjerë, duke u fokusuar në nevojën që ShBA-ja të vazhdojë me rolin e vet udhëheqës në Kosovë.

Një çështje konkrete për të cilën diskutuam dhe për të cilën u pajtuam, ishte domosdoshmëria e themelimit të ushtrisë së Kosovës, e cila është jetike për ruajtjen e sovranitetit tonë shtetëror.

Mikun tonë, senatorin McCain, e ftova që ta vizitojë Kosovën dhe shpresoj që ai do ta bëjë këtë vizitë në të ardhmen. HTH/Indeksonline/

 

Lexo të tjera