22:38 / E mërkurë, 11 Janar 2017

Thaçi: Ishte kënaqësi e veçantë takimi me kongresmenen nga Teksasi

Thaçi: Ishte kënaqësi e veçantë takimi me kongresmenen nga Teksasi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pati kënaqësi të takohet edhe me kongresmenen nga Teksasi, Sheila Jackson Lee.

Kështu tha vet presidenti, duke shtuar se kontributi i saj dhe i shumë miqve të tjerë amerikanë, do të respektohet gjithmonë nga shteti dhe populli i Kosovës, transmeton Indeksonline.

Ja postimi i tij:

Ishte kënaqësi e veçantë takimi me kongresmenen nga Teksasi, Sheila Jackson Lee.

Kongresmenja Lee është anëtare e Komitetit për Siguri Kombëtare dhe së bashku me një grup të anëtarëve të Kongresit ka vizituar Kosovën gjatë luftës në vitin 1998.

Kontributi i saj dhe i shumë miqve të tjerë amerikanë, do të respektohet gjithmonë nga shteti dhe populli i Kosovës. HTH

Lexo të tjera