08:15 / E enjte, 12 Tetor 2017

Trump sqaron se çfarë donte të thoshte dhe kërcënon: S’do e lejojmë të ndodhë

Trump sqaron se çfarë donte të thoshte dhe kërcënon: S’do e lejojmë të ndodhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka sqaruar për gjithë ata që mbeten të paqartë pas një deklarate të tij, teksa gjatë takimit me shefat dhe udhëheqësit ushtarakë tha “kjo është qetësi para stuhie dhe do të kuptoni”.

U.S. President Donald Trump gives a public speech in front of the Warsaw Uprising Monument at Krasinski Square, in Warsaw, Poland REUTERS/Kacper Pempel

Në një intervistë për Fox News, Trump u pyet se çfarë donte të thoshte me frazën e fshehtë, e cila kishte ushqyer shqetësimet se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut ishin më pranë luftës.

“Ne nuk mund ta lejojmë këtë të vazhdojë. Ne nuk mundemi,” tha Trump në përgjigje të pyetjes, duke shtuar se Kina ka qenë shumë e dobishme në këtë situatë.

Trump e bëri deklaratën teksa bëhej një foto më 5 tetor përpara se të darkonte me udhëheqësit ushtarakë të SHBA dhe gratë e tyre. Darka pati diskutime për Iranin, Korenë e Veriut, Afganistanin dhe luftën kundër Shtetit Islamik.

Po dje Trump e quajti një marrëveshje diplomatike me Korenë e Veriut të ndërmjetësuar nën ish-presidentin Bill Clinton si një dështim. “Nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. Kjo duhet të ishte marrë me kujdes shumë kohë më parë”. tha ai.

Lexo të tjera