13:11 / E premte, 21 Prill 2017

Trump: Sulmi në Paris do të ndikojë në zgjedhjet presidenciale

Trump: Sulmi në Paris do të ndikojë në zgjedhjet presidenciale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka vlerësuar se sulmi i mbrëmshëm terrorist në Paris të Francës do të ndikoj në zgjedhjet presidenciale.

Ai në një postim në profilin e tij në Twitter ka shkruar se kjo situatë padyshim që do të shfaqet në rezultatin e zgjedhjeve, transmeton Indeksonline.

“Një tjetër sulm terrorist në Paris. Franca duhet të trajtoj atë. Kjo do të reflektohet në mënyrë të drejtpërdrejt në zgjedhjet presidenciale të Francës”, ka shkruar Trump. /Indeksonline/

Lexo të tjera