12:17 / E enjte, 17 Gusht 2017

Vdes personi që u aksidentua nga një veturë në Zakut të Podujevës (Video/Foto)

Vdes personi që u aksidentua nga një veturë në Zakut të Podujevës (Video/Foto)

Aksident ne Zakut te Podujeves, vdes nje person by indeksonline

(I plotësuar, 12:41)- Indeksonline mëson se viktima që u godit nga një veturë në Zakut të Podujevës, tashmë ka ndërruar jetë.

Të kontaktuar nga Indeksonline, Emergjenca e rajonit të Podujevës ka konfirmuar edhe vdekjen e tij.

Sipas tyre ekipi i Emergjencës ka konfirmuar nga vendi i ngjarjes se viktima ka ndërruar jetë përderisa nuk ka detaje të tjera./Indeksonline/


.....................................................................

Aksident i rëndë në Zakut të Podujevës, viktima po lufton me jetën

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 12:00 në Zakut të Podujevës.

Siç mëson Indeksonline i lënduari që u godit nga një veturë me targa të huaja e cila humbi kontrollin, është në gjendje të rëndë dhe po lufton për jetë.

Duhet përkujtuar që përgjatë kohëve të fundit ka qenë shumë i lartë numri i personave të cilët kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore.

Policia tashmë ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin./Indeksonline/


Lexo të tjera