13:13 / E premte, 13 Tetor 2017

Vendoset fotografia gjigante e Kadri Veselit në seli të PDK-së (Foto)

Vendoset fotografia gjigante e Kadri Veselit në seli të PDK-së (Foto)

Fotografia gjigante e liderit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është vendosur në selinë e PDK-së.

“Forca e ndryshimit për Kosovën” është mbishkrimi i fotos e cila po ashtu mbanë numrin 94, numër ky garues për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Vitin e kaluar PDK-së i kishte dal telashe me Komunën e Prishtinës e cila nuk lejonte vendosjen e postareve me arsyetimin se nuk kanë marrë leje.

Indeksonline ka insistuar sot që të marr informacion nga Komuna e Prishtinës për të mësuar nëse është kërkuar leja për vendosjen e fotografisë së Veslit, mirëpo kontakti me zëdhënësin e komunës Adonis Tahirin ka qenë i pamundur. Tahiri ka muaj që nuk lajmërohet fare në telefonin e tij, ndonëse e ka pozitën e zyrtarit për informim./Indeksonline/  


Lexo të tjera