20:20 / E hënë, 17 Korrik 2017

Vonesa e seancës konstituive, do të ketë pasoja për legjislaturën e re

Vonesa e seancës konstituive, do të ketë pasoja për legjislaturën e re

Ende nuk është dhënë një datë se kur do të mbahet seanca konstituive, çdo ditë e humbur është e madhe dhe me pasoja për legjislaturën e re, vlerësojnë njohës të çështjeve politike. 

Njohësi i çështjeve politike në vend, Mazllum Baraliu e konsideron të paarsyeshme zvarritjen për krijimin e qeverisë së re. 

Sipas tij, për këtë çështje kompetent janë kryesia e Kuvendit të vjetër.

“Se sa janë të arsyeshme apo të paarsyeshme do të duhej ta vlerësojnë shumë faktor. Në radhë të parë duhet të kenë kujdesin primar dhe përgjegjësinë vetë ata që janë kompetent për t’i ndërmarrë veprimet e duhura për caktimin e seancës konstituive, dhe për këtë është kompetent kryesia e Kuvendit të vjetër, legjislatura e kaluar dhe pastaj veprimet e tjera për mandatimin e qeverisë”, ka thënë Baraliu në një bisedë për Indeksonline. 

Baraliu thotë se çdo ditë e humbur do të rezultojë me pasoja për qeverisjen dhe legjislaturën e re. 

“Nuk shoh që ka ndonjë arsye për tu zvarritur më tepër në aspektin kohor, sepse çdo ditë e humbur është e madhe dhe me pasoja për qeverisjen e re, legjislaturën e re. Duhet të nxjerrjen ligje të reja, po ashtu edhe buxhetin sepse ka kaluar qershori dhe faktikisht po kalon edhe korriku dhe vonesat janë të paarsyeshme jo vetëm me peshë por edhe me pasoja”, ka theksuar ai. 

Ndryshe, mungesa e numrat të koalicionit PAN për të krijuar qeverinë e re ka ndikuar që të ketë vonesa edhe në thirrjen e seancës konstituive. 

Edhe pse zyrtarë të ndryshëm të koalicioni PDK-AAK-Nisma, jo rrallë herë kanë deklaruar se kanë arritur marrëveshje individuale me deputete të caktuar, nuk kanë treguar nëse i kanë bërë së paku 61 vota për votuar qeverinë./Indeksonline/

Lexo të tjera