23:10 / E diel, 24 Shtator 2017

Vriten 17 luftëtarë të ISIS gjatë sulmit ajror të SHBA-së në Libi

Vriten 17 luftëtarë të ISIS gjatë sulmit ajror të SHBA-së në Libi

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha të dielën se gjatë sulmeve ajrore amerikane në Libi janë vrarë 17 luftëtarë të ISIS'it.

“Në koordinim me ushtrinë libiane, forcat amerikane kryen të premten 6 sulme ajrore me precizion në Libi kundër një kampi të ISIS’it, duke vrarë 17 militantë të ISIS’it dhe duke shkatërruar tre automjete”, thuhej në një deklaratë të Komandës së Shteteve të Bashkuara në Afrikë.

Në deklaratë thuhej se kampi ndaj të cilit u krye sulmi, përdorej nga forcat e Shtetit Islamik për lëvizjen e luftëtarëve, për planifikimin e sulmeve dhe si depo armatimesh.

Lexo të tjera