18:45 / E premte, 21 Prill 2017

Vriten 8 ushtarë afganë

Vriten 8 ushtarë afganë

Të paktën 8 ushtarë afganë janë vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi që kanë kryer sot talebanët në një bazë ushtarake, në pjesën veriore të Afganistanit, njoftoi Ministria afgane e Mbrojtjes.

"Persona të armatosur, të veshur me uniforma të ushtrisë afgane, nisën një sulm kompleks në një objekt ushtarak në periferi të Mazari Sharif, kryeqyteti i provincës Balkh", tha zëdhënësi i Ministrisë, Davlat Vaziri, raporton AFP.

Lexo të tjera