19:19 / E premte, 17 Shkurt 2017

Vuçiq-Nikoliq, 15 minuta në telefon për Kosovën?

Vuçiq-Nikoliq, 15 minuta në telefon për Kosovën?

Mediat serbe kanë zbuluar sot se në orët e para të ditës në Serbi kanë biseduar në telefonët dy njerëzit më të rëndësishëm të shtetit, kreministri Vuçiq dhe presidenti Nikoliq. 

Lajmin e ka konfirmuar Nikoliq që ka thënë se është e vërtetë se 15 minuta ka patur bisedë telefonike me Vuçiq. 

Por, asnjëri nuk e ka përmendur temën e bisedës të cilën e mbajnë anonime. 

Megjithatë, një televizion serb i afërt me Vuçiq ka thënë se Kosova ka qenë pjesë e bisedës. 

Sipas këtij burimi, është diskutuar çështja e Mitrovicës së Veriut, muri dhe siç e quajnë ata jeta e pasigurtë e qytetarëve atje./Indeksonline/

Lexo të tjera