10:24 / E enjte, 12 Janar 2017

Vushtrri: Hedh një granatë dore, e lëndon veten

Vushtrri: Hedh një granatë dore, e lëndon veten

Një shpërthim me granat dore ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23 në fshatin Stanovc i Epërm të Vushtrrisë, ku si pasojë e kësaj i dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësorë në QKUK.

Sipas raportit të policisë së Kosovës, ky rast është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Bëhet e ditur se rastin e ka raportuar një person, i cili thotë se granatë është hedhur afër shtëpisë së tij, por ende nuk dihen qëllimet e këtij sulmi.

Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë  me tre fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari mbetet nën sigurim të njësisë policore në QKUK.

Lexo të tjera