18:02 / E shtune, 23 Shtator 2017

Zaev konfirmon bashkëpunimin me BDI-në për zgjedhjet lokale

Zaev konfirmon bashkëpunimin me BDI-në për zgjedhjet lokale

Në kontekst të zgjedhjeve lokale të 15 tetorit dhe bashkëpunimit të paralajmëruar me BDI-në, kryeministri Zoran Zaev, në emisionin ‘360 gradë’ në Alsat M, tha se kjo është një cilësi e re e demokracisë në Maqedoni dhe shtoi se pret që shqiptarët përsëri ta votojnë LSDM-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë besoj se do të votojnë për shkak se bëhet fjalë për zgjidhje të personaliteteve, të programeve, ndërsa më në fund vjen partia. Besoj se do të na votojnë çdokund ku kemi kandidatët tanë për kryetar komune. Ne, ka një kohë të gjatë që nuk i ndajmë votuesit tonë si vota shqiptare, maqedonase, rome, turke, ato janë të gjithë qytetarë të Maqedonisë dhe për herë të parë në Maqedoni do të ketë vota nga ana e qytetarëve maqedonas për kandidatë shqiptar”, tha Zaev.

Zaev shtoi se përkrahje të tillë do të japin edhe në Kërçovë, ku beson se do të jepet votë e drejtpërdrejtë për kandidatin e BDI-së dhe tha se shtabi është duke e analizuar këtë mundësi.

“Kjo është cilësi e bukur e Maqedonisë, të votojmë për qytetarë, emra dhe mbiemra, programe, ajo është ardhmëria e çdo shteti, ashtu edhe e Maqedonisë. Mendoj se me një koncept të këtillë vendosim një bashkëpunim afatgjatë, i cili do të jetë në dobi të qytetarëve”, tha Zaev për çështjen e bashkëpunimit që në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale me partinë partner të koalicionit qeveritar, BDI.

Temat:
Lexo të tjera