14:12 / E premte, 13 Tetor 2017

​Zgjedhjet në Austri, pritet fuqizimi i ekstremit të djathtë

​Zgjedhjet në Austri, pritet fuqizimi i ekstremit të djathtë

Fushata elektorale në Austri është në ditët e fundit e si rrallëherë po përqëndrohet fort në temat e emigracionit, islamizimit dhe refugjatëve, që nuk kanë qenë më parë kaq të rëndësishme për austriakët

Ato janë edhe subjekti i garës që paraprin zgjedhjet parlamentare të së dielës, të cilat gjerësisht t’i lejojnë Partisë së Lirisë nga ekstremi i djathtë të gjejë rrugën drejt koalicionit qeverisës, çka shënon vazhdimin e një trendi në rritje nëpër Europë. Sebastian Kurz, i Partisë Popullore austriake kërkon mbrojtje më të mirë të kufijve, luftën ndaj islamizmit politik dhe kufizimin e emigracionit. “Na nevojitet një marrëveshje bazike unanime mbi emigracionin. Nuk duhet të pranojmë në Austri më shumë njerëz nga sa mund të integrojmë. Duhet t’i ndihmojmë njerëzit në shtetet e tyre të origjinës në vend që t’i lëmë të vijnë në Europë pa asnjë kufi”, deklaron Kurz. Partia e Lirisë propagandon në thelb të njëjtën gjë, por mendon se temat e saj ia kanë vjedhur të tjerët, kështu që fushata elektorale e kandidatit kryesor të FPO, Heinz-Christian Strache në pjesën më të madhe përbëhet nga kritika ndaj ministrit të Jashtëm Kurz, të cilit siç thotë ai, i mbërrijnë valët me vonesë. Lideri socialdemokrat, njëkohësisht kancelar në largim Christian Kern ka të tjera prioritete. Ai është më i fokusuar tek problematika sociale që shqetësojnë austriakët sot. “Ju kujtohet sesi industria nuk ia lejonte dot vetes ngritjen e pagës bazë, sepse mund të humbiste konkurueshmërinë? E dini çfarë nuk i lejojmë dot ne realisht vetes? Nuk i lejojmë dot që të kemi njerëz të cilët punojnë 40 orë në javë dhe luftojnë për mbijetesë. Ky është skandali i vërtetë”, thotë Kern. Sebastian Kurz kryeson për momentin në sondazhe, e besohet se mund të arrijë të tërheqë edhe zgjedhës që më parë ia kanë dhënë votën e tyre Partisë së Lirisë.


Lexo të tjera