17:58 / E mërkurë, 13 Shtator 2017

Zvicra vazhdon mbështetjen për Kosovën

Zvicra vazhdon mbështetjen për Kosovën

Ambasadori i Zvicrës në Prishtinë, Jean Lebet, gjatë një takimi sot me kryeministrin e Kosovës, Rasmush Haradinaj, ka deklaruar sot se vendi i tij do të vazhdojë mbështetjen për shtetin e Kosovës.

Diplomati zviceran e ka përgëzuar kryeministrin Haradinaj duke u shprehur shumë i kënaqur me një fillim të shpejtë dhe produktiv të kryeministrit, dhe se ai do të vazhdojë të jetë mbështetës i Kosovës.

Ai përmendi se do të vazhdojë ta bëjë këtë në një mënyrë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë siç ndodh mes miqve të ngushtë.

Kryeministri Haradinaj mirëpriti dhe pranoi të gjithë opinionin pozitiv dhe siguroi se do të punojë ngushtë me Ambasadën e Zvicrës.

Lexo të tjera