15:48 / E enjte, 12 Tetor 2017

Zyrtari i Qeverisë thyen keq rregullat e komunikacionit, ja çfarë ka bërë (Foto)

Zyrtari i Qeverisë thyen keq rregullat e komunikacionit, ja çfarë ka bërë (Foto)

Kolona e automjeteve në Prishtinë bëhet shpeshherë e bezdisshme për shkak të rrugëve të ngushta të kryeqytetit.

Mirëpo, disa qytetarë shpeshherë gjejnë zgjidhje duke i thyer rregullat e komunikacionit vetëm për t’i ikur disi kolonës.

Kësaj radhe është një zyrtar i Qeverisë ai i cili nuk ka mundur të pres në kolona e gjata.
Në disa pamje të dërguara nga një lexues i Indeksonline, shihet zyrtari teksa thyen rregullat e komunikacionit.

Për shkak se kishte shumë vetura në korsinë e tij në rrugën “Agim Ramadani” afër Fakultetit të Edukimit, ai me veturën zyrtare kalon nëpër rrugën ndarëse të korsive, megjithëse aty nuk ka të drejt të kalojë./Indeksonline/


Lexo të tjera