18:28 / E Shtunë, 14 Korrik 2018 / indeksADMonline

Lambo me targa të Zvicrës mbetet pa karburant në rrugë [Foto]

Nuk është hera e parë që shohim vetura superluksoze duke u mbushur me karburant në rrugë. Mirëpo, nuk rastisë shpesh të shohim një Lamborghini, makinë kjo që ka një çmim enorm.

Një i tillë është parë rrugëve të Gostivarit në Maqedoni. Ky Lambo shihet se ka targa të Zvicrës, më saktësisht të qytetit Sankt Gallen.

Jo domosdoshmërisht mund ta gjykojmë shoferin e makinës, pasiqë ka raste që pronarët marrin me vete benzinën nëqoftëse detyrohen të kalojnë në kolona të gjata, apo thjesht përdorin të njejtin benzinë, duke pasur parasysh mungesën e kualitetit të derivateve. /IndeksOnline/