16:10 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Lampard dhe Christine kthehen në shtëpi si prindër

Shumë nga sportdashësit në veçanti ata të Chelseas, e njohin mirë Frank Lampardin dhe bashkëshorten e tij, Christine Lampard.

Së fundmi, bukuroshja e ekraneve televizive dhe Lampard, u bënë prindër të vajzës, Patricia Charlotte, ndërsa sot tri ditë pas lindjes u kthyen në shtëpinë e tyre në Londër.

Në fotografitë e publikuara nga MailOnline, ish-futbollisti Frank, 40 vjeç, shihen shumë pranë shtëpisë, transmeton Indeksonline.

Dhe kthimi i tyre nga spitali ishte një çështje familjare, pasi ata ishin shoqëruar nga motra e Christines, Nicola Bleakley, e cila e mbajti fëmijën.

Personaliteti i televizionit, nëna Christine, mbajti sytë vigjilent tek foshnja e saj e parë.

Legjenda e Chelseas në pension, Frank duket mjaft i gëzuar me ardhjen e vajzës Patricia Charlotte Lampard, njëherit fëmija i parë nga lidhja me yllin e BBC-së, Christine. Lampard ka edhe dy vajza të tjera nga martesa e parë./Indeksonline/.