15:14 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Lampard do ta bëjë “tika-takën”, shikojeni çfarë aksioni kanë krijuar lojtarët e tij (Video)

Frank Lampard ka bërë debutimin e tij si trajner i futbollit.

Legjenda e Chelseat, në miqësoren e parë të Derby County ka shënuar fitore me rezultat 4-1 ndaj Notts County, shkruan IndeksOnline.

Gjatë këtij takimi ra në sy goli i dytë i Thomas. Ai shënoi pas një aksioni të tej zgjatur me 18 pasime, 9 lojtarë të përfshirë dhe me një “finish” klasik.

Siç duket, Lampard do ta aktivizojë lojën e njohur si “Tika-taka”./IndeksOnline/