14:51 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Lampard: Mourinho është ende ”I Veqanti”

Frank Lampard nuk ka dyshim rreth krediblitetit të tij elitar pasi ai përgattitet për t’u përballur si trajner i Derby Countyt me Manchester Unitedijn në ”Old Trafford” sonte.

Fillimi jo konsistent i Manchester Unitedit këtë sezon vazhdoi me barazimin me Wolves në fundjavë, 1-1, dhe Mourinho ka vazhduar të kritikohet, sidomos për taktikat e tij.

Por, Lampard, i cili është duke marrë hapat e parë në menaxhmet si trajner i Derbyt, beson se dy titujt e Unitedit dy sezone më parë me Mourinhos dëshmojnë kapacitetin e Mourinhos, transmeton IndeksOnline.

”Kur ju jeni trajner i Manchester Unitedit, kur ju keni CV dhe suksese si Jose Mourinho, atëherë ju keni kredibilitet”, tha ai për gazetarët, transmeton IndeksOnline.

Mourinho e quajti veten ”I Veqanti’ gjatë prezantimit të tij te Chelsea në vitin 2004 para se ta drejtojë skuadrën drejt dy titujve të Premier Leagues.

”E kam parë atë dhe më pëlqeu. Ishte diçka më ndryshe. Kjo është arsyeja se pse unë e admiroj atë”, shtoi Lamps./IndeksOnline/