00:11 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018 / indeksADMonline

Land Rover fillon t’i prodhoj makinat në Sllovaki

Land Rover njoftoi se do të fillojë prodhimin e modelit të Discovery SUV në Sllovaki.

Kjo do t’i mundësojë kompanisë që të përshtatë makinën në fabrikën Solihal në një gjeneratë të re të modeleve të elektrizuara.

Zhvendosja e Discovery në Nitro është planifikuar për fillimin e vitit 2019 dhe ana e keqe e kësaj lëvizjeje është humbja e disa qindra vendeve të punës për punëtorët britanikë.

Rreth 1,000 prej tyre janë larguar nga puna në fillim të vitit për shkak të rënies së kërkesës për automjetet me naftë Land Rover.

Pas përfundimit të zhvendosjes, në Solihal  poashtu do të prodhohen një gjeneratë e re e modeleve Range Rover dhe Ranger Rover Sport, të cilat do të bazohen në një platformë të elektrizuar. Land Rover ka në plan të ofrojë modelin e vet të makinës elektrike që nga viti 2020, pavarësisht nëse është një hibrid, hibrid plug-in ose një makinë elektrike e pastër.

Temat: