16:25 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Land Rover ndërton telefon “off-road”

Kompania britanike Land Rover dhe Bullitt Group, kanë prodhuar një smartphone i quajtur ‘Land Rover Explore’ , i cili është dizajnuar të jetë aq i fortë sa automjetet “off-road” të Land Rover.

Ky telefon është ndërtuar për të përballuar temperaturat ekstreme, goditjet termike, dridhjet e ashpra, dhe madje edhe duke i bërë ballë zhytjes në gjashtë metra ujë të kripur, shkruan IndeksOnline.

Telefoni ka një ekran me madhesi prej 5 inçësh, e që mund të kontrollohet edhe përmes një doreze. Poashtu posedon një dritë SOS, informacion mbi motin, një busullë dhe të dhëna të hartave për rrugët e vështira.

‘Land Rover Explore’ funksionin me sistem operativ Android Nougat OS të Google dhe është planifikuar për t’u futur edhe në sistemin e ri Oreo në të ardhmen e afërt.

Telefoni ka 4 gb RAM dhe 64 gb memorie të brendshme ( që mund të zgjerohet me një mikro SD ) . Ekrani është bërë nga ‘Corning Gorilla Glass 5’ dhe ka një kamerë të pasme prej 16 megapikselësh dhe një kamerë frontale 8=mp për video.

Poashtu ka një bateri prej 4000mAh ( plus një paketë ndihmëse 3600mAh) , e që e bën të përdoret për dy ditë radhazi pa pasur nevojë për rimbushje.

“Ky është telefoni inteligjent që do të donim të zotëronim,” tha Joe Sinclair, drejtori i licencimit të JLR-së – “një kombinim perfekt i dizajnit dhe funksionalitetit që mishëron ADN-në e Land Rover dhe u mundëson klientëve të qëndrojnë jashtë për një kohë më të gjatë” /IndeksOnline/