20:39 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Lavrov në Serbi: Nëse përfshihet SHBA në dialog,  edhe Rusia do jetë e pranishme  

Serbia është në rrugën evropiane, por do të vazhdojë të ndërtojë marrëdhënie të mira me Federatën Ruse, me një dëshirë që këto marrëdhënie të jenë edhe më të mira, tha sonte presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konference të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov i cili po qëndron për një vizitë në Serbi.

“Unë mendoj se do të ketë lloje të ndryshme të dëshirave dhe presioneve që këto marrëdhënie të shkojnë në drejtim tjetër, por Serbia do të jetë në të njëjtën linjë, të respektojmë marrëdhëniet tradicionale dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira me Rusinë”, është shprehur Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Vuçiq theksoi se Serbia është një vend i pavarur dhe se i miraton vetë vendimet e veta dhe kështu do të vazhdojë të veprojë në të ardhmen.

Ndërsa Lavrov ka folur për bisedimet në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë konferencë për media ai ka thënë se nëse Shtetet e Bashkuara të Amrikës përfshihen në këtë dialog, Rusia nuk do të qëndrojë mënjanë, por do përfshihet edhe ajo./Indeksonline/