20:53 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Lazio në çerekfinale, Bilbao eliminohet nga Marseille (Video)

Skuadra e Lazios është kualifikuar për në çerekfinale të Europa Ligës.

Italianët mposhtën 2 me 0 ekipin ukrainas, Dinamo Kyiv, shkruan IndeksOnline.

Golat për ekipin e Simone Inzaghit i shënuan: Lucas dhe De Vrij.

Kujtojmë se ndeshja e parë në “Olimpico” u mbyll me rezultat të barabartë 2 me 2.

Kualifikimin për në raundin tjetër e siguroi edhe Marseille e cila eliminoi Athletico Bilbaon, duke mposhtur me rezultat 1-2 midis Spanjës, (rezultati i përgjithshëm 5-2).

Rezultat tjera të ndeshjeve që filluan nga ora 19:00:

Zenit Petersburg 1-1 RB Leipzig (Skuadra gjermane kualifikohet duke fituar me rezultat të përgjithshëm, 2-3)

Lokomotiva Moscow 1-5 Atletico Madrid (Skuadra spanjolle kualifikohet duke fituar me rezultat të përgjithshëm, 8-1).

Plzen 2-0 Sporting, *ndeshja ka shkuar në vazhdime…