18:07 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Lazios i ikë ylli i skuadrës, e njofton largimin në Facebook (Foto)

Mbrojtësi i Lazios, Stefan de Vrij edhe zyrtarisht do të largohet nga kryeqyteti italian në fund të sezonit, shkruan indeksonline.

Përmes një postimi në Facebook, ylli holandez ka njoftuar se nuk ka arritur të gjejë një marrëveshje me Lazion dhe do të largohet pas përfundimit të sezonit, atëherë kur i përfundon kontrata.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Ka qenë një periudhë shumë e vështirë plot me spekulime për të ardhmen time duke ardhur në këtë pikë që askush nuk donte. Për fat të keq ne nuk ishim në gjendje të gjenim një marrëveshje të kënaqshme për të dy palët për shkak të arsyeve të ndryshme.

Unë e kuptoj zhgënjimin e tifozëve të Lazios shumë mirë dhe më dhemb duke i lënë në këtë mënyrë. Edhe pse jam shumë i lumtur dhe ndihem në shtëpi këtu, ndonjëherë duhet të dalim nga zona jonë e rehatisë për të arritur qëllimet tona të dëshiruara.

Unë do të jem gjithmonë mirënjohës ndaj Lazios dhe tifozëve që kanë qenë gjithmonë atje për mua, për besimin dhe mundësitë e dhëna. Unë gjithmonë kam provuar të tregoj se duke dhënë më të mirën nga vetja dhe unë do ta vazhdoj atë deri në fund. /IndeksOnline/

Temat: