23:55 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

LDK dhe AAK arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje në Vushtrri (Foto)

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të bashkëqeverisin në komunën e Vushtrrisë.

Kjo marrëveshje është bërë e ditur nga një asambleist i AAK-së në Kuvendin Komunal në Vushtrri, Rrahim Ajeti në rrjetin social “facebook”, raporton Indeksonline.

“Pas disa takimeve maratonike arrihet marrveshja per bashkqeverisje në mes të LDK-së dhe AAK-së në Vushtrri urime për qytetarët e Vushtrrisë” ka shkruar ai.

Për më shumë shih fotot e kësaj marrëveshje./Indeksonline/