14:50 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

LDK i shpreh Apostolovës kundërshtimin për heqjen e Demarkacionit nga rendi i ditës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK- së, Avdullah Hoti së bashku me deputetët Vjosa Osmani , Lumir Abdixhiku,Doruntinë Maloku, Driton Selmanaj, Ilir Deda dhe Korab Sejdiu kanë pritur  në takim Shefen e Zyrës së BE – së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Në takim u diskutua lidhur me situatën e përgjithshme në vend, me theks të veçantë për zhvillimet e fundit lidhur me Marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, me ç ‘rast  Hoti shprehu kundërshtimin e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike lidhur me heqjen e kësaj pike nga rendi i ditës për seancën e radhës.

Apostolova, në vazhdim të takimit, informoi Hotin dhe deputetët se zyra e BE–së për Kosovën, nesër, do ta bëj publike Strategjinë e Zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe i njoftoi ata për prioritetet e BE-së për periudhën e ardhshme, si dhe ofroi mbështetje për deputetët për zbatimin e reformave të cilat burojnë nga MSA –ja dhe mekanzimat përkatës të saj.

Gjatë këtij takimi,  Hoti falënderoi  Apostolovan për bashkëpunimin e deritanishëm si dhe për përpjekjen e BE-së për ta ndihmuar vendin në procesin e integrimit evropian dhe njëkohësisht bëri të qartë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej./Indeksonline/