19:39 / E Shtunë, 13 Janar 2018 / indeksADMonline

LDK në Pejë shënon 28 vjetorin, mungon Isa Mustafa për shkak të gripit (Foto)

Dega e Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur përvjetorin e themelimit në Pejë pa kryetarin e tyre, Isa Mustafa, raporton Indeksonline.

Të gjithë anëtarët e kësaj degë në Pejë ishin të pranishëm për të shënuar këtë datë të rëndësishme për ta, por jo edhe Mustafa i cili si duket për shkak të shëndetit jo të mirë që ka këto ditë, nuk ka qenë pjesëmarrës në këtë tubim.

Ndryshe, para disa ditëve LDK njoftoi opnionin se Isa Mustafa ka një grip sezonal, si pasojë e të cilit është detyruar që të trajtohet në institucionet shëndetësore./Indeksonline/

LDK tregon gjendjen shëndetësore të Isa Mustafës