09:55 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

LDK shpreson në zgjedhje të reja

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se LDK e merr me seriozitet Strategjinë e Zgjerimit të BE-së, duke shtuar se së shpejti në Qeverinë Evropiane të Kosovës, do të marrin vetë përsipër këto reforma.

Madje Hoti ka theksuar se është e qartë se i mbetet institucioneve të Kosovës të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të dëshmuar se Kosova është partner kredibil për integrim në BE dhe se nuk do të dërgohen probleme në BE, por do të kontribuohet në diversitet të vlerave të BE-së, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu ai ka shtuar se LDK do t’i përkrahë të gjitah reformat që lidhen me agjendën e integrimeve evropiane.

Ky është postimi i plotë:

LDK E MERR ME SERIOZITET STRATEGJINE E ZGJERIMIT E BE-se

Ne strategjine e re per zgjerim te BE-se, eshte pozitiv fakti qe Kosova eshte trajtuar si shtet ne mesin e gjashte vendeve te Ballkanit Perendimor. Por, Kosova eshte vendi i vetem qe nuk e ka te qarte afatin kohor te integrimit.

Eshte e qarte se na mbetet neve si institucione te Kosoves te ndermarrim hapat e nevojshem per te deshmuar se Kosova eshte partner kredibil per integrim ne BE, se nuk do te dergojme probleme ne BE, por do te kontribuojme ne diversitetit te vlerave te BE-se.

Ne si LDK do te japim kontributin tone ne kete drejtim. Ne mbesim partia me proevropiane ne Kosove, anetare e Partive Popullore Evropiane. Te gjitha reformat qe lidhen me agjenden e integrimeve evropiane ne do t’i perkrahim. Ne se shpejti, ne QEVERINE EVROPIANE TE KOSOVE, do te marrim vete persiper keto reforma.