10:06 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Lë futbollin në moshën 24 vjeçare, italiani bëhet yll pornografie (Foto)

Shumë të rinj ëndërrojnë që një ditë të bëhen futbollist, mirëpo disa kanë edhe ëndrra më të mëdha se kaq.

Futbollisti italian, Davide Iovonella është pensionuar nga futbolli në moshën 24 vjeçare dhe tani ai do të luaj në filma për të rritur.

Ai në kamerat e filmave pornografik do të “transferohet” nga skuadra e Serie D, ASD Calcio Pomigliano.

Duke kërkuar para shtesë, Iovinella aplikoi për një rol në një film të rritur, shkruan indeksonline.

Pas audicioneve të suksesshme, ai ishte një nga 3000 të zgjedhur për të punuar me drejtorin Rocco Siffredi.

Iovinella fluturoi në Budapest për të vizituar Akademinë e Siffredi ku mori emrin e skenës Davide Montana.

Duke folur për kalimin e karrierës së tij, ai tha: “Nuk është si të jesh në shtrat me partnerin tënd, kështu që duhet të punosh fort dhe të jesh i qëndrueshëm”.

Tani duke kaluar kohën e tij në Budapest, ai zbuloi synimet e tij për të gjetur një klub lokal.

Ai shtoi: “Ideali do të ishte të gjej një klub në Hungari”. /IndeksOnline/