08:53 / E Martë, 20 Mars 2018

LeBron dhe Cavaliers nuk kanë të ndalur, Spurs mposhtin kampionët (Video)

LeBron James nuk ka të ndalur. Një tjetër “Triple-Dauble” për basketbollistin amerikan në fitoren e Cleveland Cavaliers 124 – 117 kundër Bucks.

Në 40 minuta, James realizoi plotë 40 pikë, bëri 12 kërcime dhe asistoi 10 herë, shkruan IndeksOnline.

Pikë të plota kishte edhe Kevin Love, i cili realizoi 18 pikë, 7 kërcime dhe 4 asistime.

Për ekipin humbës, më i miri ishte basketbollisti Giannis Antetokounmmpo i cili shënoi 37 pikë, 11 kërcime dhe 5 asistime.

Në këtë xhiro u zhvilluar derbi mes Golden State Warriors dhe San Antonio Spurs, kjo e fundit triumfoi në fund me rezultat 75 – 89.

Më i miri për Spurs ishte LaMarcus Alderidge i cili realizoi plotë 33 pikë, 12 kërcime dhe një asistim.

Kurse për Warriors më i miri ishte Quinn Cook që realizoi 20 pikë.

Kujtojmë se për kampionët e sezonit të kaluar në këtë takim munguan yjet, Stephen Curry, Kevin Durant dhe Klay Thampson./IndeksOnline/