08:56 / E Martë, 17 Prill 2018

Legjenda e Anglisë mesazh Southgate: Mos e thirr Joe Hartin, ai është “amator”

Ish-sulmuesi i Chelseat dhe Kombëtares së Anglisë thotë se portieri i West Hamit, po bën shumë gabime dhe duhet pasur kujdes me të.

“Portieri i Anglisë, Joe Hart nuk e meriton një vend në Kupën e Botës”, thotë Chris Sutton, transmeton IndeksOnline.

Portieri i “The Hammers” bëri një gabim në barazimin 1 me 1 ndaj Stoke Cityt, në golin e shënuar nga Peter Crouch.

Pas ndeshjes, Sutton tha se Hart nuk duhet të jetë në skuadrën e Gareth Sothgate për Kampionatin Botëror që mbahet në Rusi.

“Ju nuk duhet ta merrni dikë pse është i mirë në dhomat e veshjes. Nëse Anglia merr dy lëndime të portierëve, i treti duhet të jetë shumë i fortë. Ka tre portieri më të mirë se Hart”, ka thënë Sutton.

30-vjeçari është i huazuar te West Hami nga Manchester City. Ai ka bërë afro 80 paraqitje me “Tre Luanët”./IndeksOnline/