10:03 / E Premte, 15 Qershor 2018 / indeksADMonline

Legjenda e tenisit i ikë falimentimit, bëhet ambasador në Afrikë

Legjenda e tenisit, Boris Becker është duke përdorur një rol të tij si ambasador i sportit në Republikën e Afrikës Qendrore për të kërkuar imunitet diplomatik.

Ish-trajneri i Novak Djokovic, po kërkon imunitet diplomatik për t’i ikur procedurave të falimentimit në Britani të Madhe.

Viti i kaluar ishte skandaloz për Beckerin, i cili pothuajse ka falimentuar.

Megjithatë roli diplomatik në Afrikë, i jep të drejtën atij që të mos i nënshtrohet procesit ligjor në asnjë rrethanë apo gjykatë botërore.

“Vendimi për fillimin e procedurave të falimentimit kundër meje ishte e pajustifikuar dhe e padrejtë. Jam i lumtur që jam ambasador i sportit në Afrikë”, ka thënë Bekcer./IndeksOnline/