12:07 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Lekaj: Hilmi Haradinaj shkoi te gjeneralët me të cilët ia sollën Kosovës lirinë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka shprehur ngushëllimet e tij ndaj familjes Haradinaj për vdekjen e njeriut të çështjes kombëtare, Hilmi Haradinaj i cili është edhe babai i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se Hilmi Haradinaj ka shkuar tek gjeneralët e tij me të cilët bashkë ia dhanë Kosovës lirinës, transmeton Indeksonline.

Ky është komenti i tij i plotë:

Hilmi Haradinaj “shkojë” te gjeneralët e Tij, bashkë me të cilët Kosovës i sollën Lirinë.

Lajmi për vdekjen e bacë Hilmi Haradinaj na shokojë dhe është vërtetë lajmë që të bënë të ndjeshë dhimbje.

Ramush, Daut, Frashër, Veton, e mbarë Familja Haradinaj, siç ditët në të gjitha momentet të qendroni përkrah Kosovës e me Kosovën, sot ne ndajmë dhimbjen me Juve, ju jepim forcën për të tejkaluar këto momente jo të lehta, andaj ngushëllime për Juve, për Gllogjanin, Deçanin, Dukagjinin, mbarë Kosovën e shqiptarizmin…!

Bacës Hilmi, i themi, prehu në paqe, e të qoftë i lehtë dheu i vendit të cilin do vazhdosh ta ruash në themel bashkë me Gjeneralët Tuaj, siç bërë gjithmonë.

Lavdi!