16:18 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Lekaj ka një njoftim për rrugën nga Juniku deri në hyrje të Gjakovës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se sot kanë filluar punimet e rrugës R-109 prej rreth 20 kilometra, e cila përfshinë fshatrat Korenicë, Duzhnje, Shihman, Popoc, Ponashec, Brovinë, Molliq, Botushë, pra nga Juniku deri në hyrje të Gjakovës.

Sipas Lekajt, Gjakova (Malësia e saj), Juniku e Bajram Curri do të kenë lidhjen më të mirë ndërmjet vete, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Gjakova (Malësia e saj), Juniku e Bajram Curri do të kenë lidhjen me të mirë ndërmjet vete, pasë rikonstruktimit të rrugës prej rreth 20 kilometra, e cila përfshinë fshatrat Korenicë, Duzhnje, Shihman, Popoc, Ponashec, Brovinë, Molliq, Botushë, pra nga Juniku deri në hyrje të Gjakovës.

Sot i filluam punimet e në shtatorit do ta kemi tërësisht një pamje të re, me shtresë të asfaltit, me pahi mbrojtëse dhe me sinjalistikë horizontale e vertikale uniforme të rrugës R 109 .

Investime në bashkëpunim më njerëzit e zakonshëm, për Kosovën që e duam të gjithë!./Indeksonline/