18:43 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Lekaj në Ferizaj, lidhur me dedikimin e 18 milionë eurove (Foto)

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është shprehur se buxhetin e ndarë nga Qeveria Haradinaj do e ndajnë në mënyrë të barabartë për të gjitha komunat e Kosovës.

Gjithashtu Lekaj ka  bërë të ditur se sot ka vizituar komunën e Ferizajt, për të materializuar memorandumet e mbështetjes financiare në infrastrukturë, transmeton Indeksonline.

Lekaj ka shtuar se për të gjithë në Kosovë, pa dallim në subjektet politike do të jenë maksimalisht të kujdesshëm që t’iu qëndrojnë pranë në projektet et yre.

Ky është postimi i plotë:

Buxhetin e ndarë nga Qeveria Haradinaj për Ministrinë e Infrastrukturës, do ta ndajmë në mënyrë të barabartë për të gjitha Komunat e Kosovës. Me këtë qasje jemi në teren në vizitë nëpër komuna. Sot destinacion për të materializuar memorandumet e mbështetjes financiare në infrastukturë, ishin Komunat, ajo e Shtimes dhe Ferizaj.

Për Ferizaj si fillim ia kemi dedikuar rreth 18 milion euro, duke i përfshirë gjashtë projekte të reja dhe shlyerjen e obligimeve tona për projektet që janë në vazhdimësi.

Komuna e Shtimes do të përcaktohet sakt për prioritete e saj dhe dinamikën e zhvillimit të punimeve në projekte dhe pastaj do të formalizojm mbështjetjen tonë për këtë komunë.

Për të gjithë në Kosovë, pa dallim në subjekte politike do të jemi maksimalisht të kujdesshëm që t’iu qëndrojmë pranë në projektet e tyre.