08:45 / E Premte, 13 Prill 2018

Lekaj nënshkruan marrëveshje me ndërmarrjen Infrakos Sh. A. dhe Asociacionin Kosovar të Motorizimit

Sot, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në kuadër të aktiviteteve për të rritur standardet dhe sigurinë në komunikacionin rrugor, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me ndërmarrjen Infrakos Sh. A. dhe me Asociacionin Kosovar të Motorizimit “AMRKS”.

Ky takim zhvillohet me datën 13 prill, e premte, në Kabinetin e Ministrit, me fillim nga ora 10:00.

Kujtojmë që Ministri Lekaj, në kuadër të Këshillit për Siguri në Komunikacionin Rrugor, e ka shpallur vitin 2018 si vit të sigurisë në komunikacionin rrugor.