15:22 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Lekaj: Plaku i Haradinajve do mbetet frymëzim për shumë gjenerata (Foto)

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Haradinaj me rastin e vdekjes së Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se baca Hilmi do mbetet frymëzim për gjenerata të tëra.

“Plakut të HARADINAJVE, i dhamë lamtumirën e fundit, por vetëm fizikisht, se virtyt e frymzim do të mbetët përjetësisht me neve, gjeneratë pasë gjeneratë.

Ngushëllime Familjes HARADINAJ, e mbarë kombit Shqiptarë.

Lavdi, Bacës Hilmi!

I lehtë i qoftë dheu për të cilin aq shumë sakrifikojë!”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e tij në Facebook, teksa ka shpërndarë fotografi nga varrimi i të ndjerit./Indeksonline/