12:50 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Lekaj propozon që rruga Prishtinë-Mitrovicë, të emërohet në emër të tre heronjve

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në mbledhjen e Qeverisë ka propozuar që rruga nacionale Prishtinë- Mitrovicë të emërohet në emër të heronjve: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha.

Lekaj, gjatë kësaj mbledhje ka thënë se ky propozim vije pasi që të tre heronjtë kanë rënë në vendin jo larg kësaj rruge.

Gjithashtu, sipas tij, përmes kësaj rruge lidhen disa komuna të Kosovës./Indeksonline/