17:00 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Ministri Lekaj: Shumë shpejtë do të riparohen dëmet nga vërshimet

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, gjatë ditës së sotme ka vizituar fshatin Smolicë të Gjakovës, në të cilin pas vërshimeve është dëmtuar ura.

Lekaj ka thënë se ministria të cilën ai e udhëheq do të regjistrojë të gjitha dëmet e shkaktuara nga vërshimet dhe do të riparohen shumë shpejtë, shkruan Indeksonline.

Ky është statusi i plotë:

Në inspektim të urës në Smolicë të Gjakovës, e cila ka nevojë për ndërhyrje. Do të regjistrojmë të gjitha dëmet që janë shkaktuar në infrastrukturë nga reshjet e shiut dhe vërshimet e shkaktuara nga këto reshje. Pikat që kanë nevojë për ndërhyrje urgjente do të riparohen shumë shpejtë.