20:06 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Lekaj: Urime qytetarë të Kosovës

Ministri i Infrastrukturës njëherësh ish-deputet nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj ka uruar qytetarët e Kosovës pas arritjes së ratifikimit të marrëveshjes kufitare Kosovë-Mali i Zi.

Lekaj ka thënë se Odiseada e temës më të rëndësishme në këto tre vite, e demarkacionit sonte mori epilog.

Lekaj ka thënë gjithashtu se Kuvendi i Kosovës si sovran i këtij vendi e tha të veten, e tha të drejtën që duhet të materializohet në ditët, muajt e vitet e ardhshme.

Ky është postimi i plotë:

Odiseada, e temës me të rëndësishme në këto tre vite, e demarkacionit, sonte mori epilog.Mundësitë për të ruajtur territorin dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë për qytetarët tonë, janë tashmë dy çështje që duhet të ndodhin. Kuvendi i Kosovës si sovran i këtij vendi e tha të veten, e tha të drejtën që duhet të materializohet në ditët, muajt e vitet e ardhshme. Njëra, që Ekipet e ekspertëve kur të bëjnë delimitimin e vijës kufitare duhet të marrin parasysh të gjeturat dhe faktet dhe të bëjnë të vërtetën e vijës kufitare. Ndërsa tjetra, që Bashkimi Evropian duhet të bëjë të veten tutje dhe të marrë vendimin me të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, atë për t’i dhënë shansin që të lëvizin lirshëm në zonën shengen.Andaj me të drejt sonte (përkundër disa ndërprerjeve) Kuvendi i Republikës tonë e luajti rolin e tij që i takon dhe qytetarët që i kanë dhënë besim këtij kuvendi, besojmë që, në kohën më të shkurt do të kenë shansin e barabartë sikur të gjithë popujt tjerë, të lëvizin lirshëm, pa burokracitë e tepruara e pa nevojën që të marrin viza.Urime qytetarë të Kosovës!Urime Kosovë!