17:09 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Lëndohen pesë tifozë të Celticut para ndeshjes me Rangers

Pesë tifozë të Celtic janë lënduar në hyrje të stadiumit para derbit kundër Rangers.

Mijëra mbështetës mbetën të mbërthyer në një hapsirë të mbyllur kur njëra nga dyert e stadiumit nuk u hap nga policia.

Turmat e mëdha që kanë krijuar tollovi kanë lënduar tifozët.

Polica ka kërkuar falje për këtë incident të krijuar prej tyre dhe kanë premtuar se do të marrin masa ndaj atij që mori vendimin për mbylljen e derës. /IndeksOnline/

Temat: